Thursday, April 03, 2008

Me Ramushin Video - Boll ka fol Kulla

The song has been composed by Ilir Tolaj, with lyrics by Radije Hoxha and is performed by Mentor Mripa, Adelina Thaqi, Vullnet Sefaja, Lindita Hakaj, Fahrush Azemi and Malesori.


KOSOVA TE MIRPRET

3 comments:

Anonymous said...

Ju pergezoj per kete kenge qe e keni krijuar rrespekte

Anonymous said...

keni pershendetje nga Kumanova e gjith Shqipetaris

Anonymous said...

Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm

Trupi gjykues i Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës, kryesuar nga gjykatësi holandez Alfons Orie, ka shpallur të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe ish-bashkëluftëtarin e tij Idriz Balajn, kurse Lahi Brahimaj është shpallur fajtor për 2 pika të aktakuzës dhe është dënuar me 6 vjet heqje lirie. Ish kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së nesërme kthehet në Kosovë.
Kryesuesi Alfons Orie, paraqiti një përmbledhje të vlerësimeve të trupit gjykues lidhur me të gjitha pikat e aktakuzës.

Sipas tij, Prokuroria, ndonëse ka ftuar më se 100 dëshmitarë, nuk ka arritur të argumentojë aktakuzën për kinse ndërmarrje të përbashkët kriminale të zotit Haradinaj, Balaj e Brahimaj.

Është ky vendim me rëndësi, por fitore e pjesshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e drejtësisë ndërkombëtare dhe e popullit të Kosovës, pas shpalljes dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.

Kryesuesi i trupit gjykues të këtij procesi, Alfons Orie, lexoi arsyetimet e veta lidhur me 37 pikat e aktakuzës, duke i hedhur poshtë si të paargumentuara.

Gjykatësi Hopfel, ka shprehur mendim pak më ndryshe lidhur me disa përfundime të trupit gjykues për disa pika të aktakuzës.

Ndryshe, shpallja e aktgjykimit të këtij procesi është ndjekur me interesim të jashtëzakonshëm.

Në aktin e shpalljes së verdiktit të këtij procesi, morën pjesë shumë familjarë, ish-bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e miq të zotit Haradinaj, Balaj e Brahimaj, disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe shumë bashkatdhetarë nga vendet europerëndimore.

Pra, kjo është një fitore e drejtësisë ndërkombëtare dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas informatave tona, pritet që zotëri Ramush Haradinaj nesër gjatë ditës të kthehet në Kosovë, kurse Idriz Balaj pasi që ka qenë i dënuar në Kosovë, sipas procedurave ligjore do të kthehet në vuajtjen e dënimit në Kosovë.

Nuhi Bytyçi – Hagë